‘Artan Gjermeni, anëtari i bandës së Lushnjes dënon ish-deputetin dhe gazetarin’

Aktualitet

Gjykata e Tiranës dha këtë të mërurë vendimet për çështjen “Geron Xhafaj”. Gjykatësi Artan Gjermeni dënoi Fredi Alizotin me 2 vite burgim dhe Albert Veliun me 3 vjet e 5 muaj burgim. Për ish-deputeti Ervin Salianji dha 1 vit burgim, ndërsa për gazetarin Jetmir Olldashi 6 muaj burgim i konvertuar në 100 orë punë publike.

Pas vendimit, sekretari i Përgjithshëm e PD-së, Gamend Bardhi deklaroi se vendimi u dha nga një anëtar i bandës së Lushnjes, duke iu referuar gjyqtarit Artan Gjermeni.

“Vendim i pritshëm. asnjë surprizë nga gjyqtari Artan Gjermani, anëtar i bandës së Lushnjës. Mbajeni mend këtë që po iu them, në momentin e parë që do kalojë në veting do shihni se kjo që po iu them është e vërtetë. Ish-deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi janë dënuar jo nga gjykata por nga një anëtar i banës së Lushnjës. Garantojmë qytetarët që ky vendin vetëm s’do na ndalë në betejën e përditshme kundër qeverisë që bashkëpunon me krimin, por na bën më të fortë”, tha Bardhi.

“Banda e Lushnjes dhe banda e Agron Xhafajt u bënë bashkë për të dënuar ish-deputetin e PD dhe gazetarin”, shtoi Bardhi.

Ish-deputeti Ervin Salianji deklaroi se vendimi ishte i pritshëm, i dhënë duke u bazuar vetëm në dëshirën politike të kryeministrit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?