Aktualitet

Sokol Olldashi do të festonte sot ditëlindjen/ Shpirti im, po më mbyt malli…

Ka qenë nëna e tij Kozeta Mamaqi që e ka kujtuar plot mall të birin në këtë ditë.

Përmes një komenti në ‘Facebook’, ajo shprehet se dikur Olldashi mes duhanit shkruajti një poezi për 47-vjetorin e saj, ndërsa sot Kozeta hap krahët e përqafon mes lotëve fotografinë.

‘Shpirti im… po më mbyt malli… Ti, mes duhanit shkruajte një poezi për 47-vjetorin tim, ndërsa unë, hap krahët e përqafoj mes lotëve.

Imazhin tënd në fotografi në të 47-tin vit të ditëlindjes tënde… Fati ynë bir…’, shkruan Kozeta Mamaqi.

Kujtojmë që Sokol Olldashi u nda nga jeta natën e 20 nëntorit 2013, në një aksident tragjik në rrugën Elbasan-Tiranë. Çdo muaj nëntor, ai kujtohet nga miqtë e familjarët e tij.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?