Meta: Qeveria vetëm menaxhon, fondet vijnë nga taksapaguesit

Aktualitet

Presidenti Ilir Meta ka analizuar situatën ekonomike të  Shqipërisë, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, dhe ka shtruar nevojën e një plani të mirëorganizuar ekonomik, për rimëkëmbjën vendit.

Në një intervistë për gazetën ‘Panorama’, kreu i shtetit ka kërkuar transparencë në menaxhimin e fondeve, sepse sipas tij, sa më e gatshme të jetë qeveria për transparencë dhe llogaridhënie, aq më e suksesshme do të jetë rimëkëmbja dhe rindërtimi i vendit.

Meta bën me dije së shkatërrimi i banesave dhe objekteve, është shoqëruar me një stanjacion ekonomik, gjë që e rëndon edhe më shumë situatën e qytetarëve.

I pyetur mbi propozimin e tij për të dalë nga gjendja e vështirë ku është zhytur Shqipëria, ai nuk përjashton mundësinë se procesi do të jetë i kushtueshëm dhe rendit pikat ky duhet të përqëndrohet plani ekonomik i qeverisë.

‘Kërkohet bashkëpunimi i të gjithë institucioneve qeverisëse, aktorëve politikë dhe ekonomikë, organizatave joqeveritare dhe individëve’, tha ndër të tjera presidenti, i cili tregoi edhe burimet e të ardhurave të cilat mund të përdoren në procesin e rimëkëmbjes.

Por Meta shtoi se sigurimi makismal i fondeve, mes shumë përpjekjesh, kërkon para së gjithash konsensus të gjërë politik.

Kreu i shtetit e mbyll me një sqarim, ai kërkon që të kuptohet se qeveria vetëm vlerëson nevojat, harton strategjinë dhe menaxhon fondet në bazë të prioriteteve, por ata që paguajnë janë taksapagusit shqiptarë e të huaj.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?