Aktualitet

Opozita bën tryeza, maxhoranca miraton në tërësi projektligjin për mediat online.

Në kohën kur përfaqësues të ndryshëm të medias, por dhe gazetarë po kundërshtojnë me forcë paketën anti-shpifje të propozuar nga maxhoranca, Komisioni i Ligjeve ka miratuar në tërësi projektligjin për mediat online.

Kjo paketë e miratuar në tërësi  do t’i kalojë për miratim Kuvendit, i cili pritet  të thotë fjalën e fundit për një çështje kaq të diskutuar nga grupet e interesit. Partia Demokratike, por edhe aleatët e saj janë shprehur se kjo paketë e propozuar nga maxhoranca është një luftë e drejtpërdrejtë ndaj lirisë së mediave.

Njoftimi i Komisionit të Ligjeve:

Neni mbi masat për shkeljet:

  1. Në rastet e shkeljes së dispozitave të këtij ligji, në përputhje me procedurat dhe parashikimet e këtij ligji dhe akteve nënligjore të tij, pas marrjes se mendimeve të organeve përgjegjëse, nëse parashikohen, AMA ( Bordi dhe/ose KA) vendos:
  2. a) detyrimin e ofruesit të shërbimit të medias:
  3. për të publikuar formulën e korrigjimit sipas formës dhe përmbajtjes së parashikuar në nenin 53/1 të këtij ligji;
  4. për të vendosur nëpërmjet AKEP-it një njoftim të karakterizuar teknikisht si “pop up”;
  5. b) për të vendosur gjobë, shuma e së cilës përcaktohet në përputhje me parashikimet e këtij ligji dhe të akteve nënligjore të tij;
  6. c) për të vendosur pezullim të përkohshëm të licencës dhe/ose autorizimit;

ç) për të vendosur uljen e kohëzgjatjes së vlefshmërisë së licencës dhe/ose autorizimit;

  1. d) për të vendosur heqje të licencës dhe/ose autorizimit.
  2. AMA në vendimin e saj merr në konsideratë masën dhe kohëzgjatjen e shkeljes së kryer sipas rregullave të përcaktuara në shkronjën “k” të paragrafit 1 të nenit 19 të këtij ligji.
  3. AMA vendos sanksione të parashikuara në këtë ligj jo më vonë se një vit nga data e kryerjes së shkeljes.
  4. Kur AMA vëren shkelje të dispozitave ligjore, për të cilat me ligj vendosin sanksione organet e tjera shtetërore, atëherë ajo njofton këto të fundit.
  5. Për shkelje të kryera nga OSHPE-të, për përmbajtjen e publikimeve elektronike, në bazë të një vendimi të marrë nga AMA, në vijim të procedurës së parashikuar në këtë ligj dhe pas marrjes së mendimit me shkrim nga AKCESK-u, Autoriteti i Komunikimit Elektronike dhe Postar (AKEP) :
  6. a) të urdhërojë heqjen e përmbajtjes së caktuar menjëherë, por jo më shumë se 60 minuta nga njoftimi në rastet kur shërbimet e medias elektronike dyshohet se mund të nxisin kryerjen e një nga veprave penale në vijim:
  7. pornografi me fëmijë;
  8. inkurajimin e akteve terroriste;

iii. shkelje të sigurisë kombëtare.

Në rast të mosplotësimit të urdhërit brenda afatit të përcaktuar, të bllokojë aksesin në internet.

  1. b) të vendosë një njoftim “pop up” në faqen e internetit/domain-in e portalit i cili përmban informacion mbi vendimet e organeve vendimmarrëse të AMA-s.

Në marrjen e vendimit sipas shkronjës “a”, të kësaj pike, AMA pasi dëgjon ofruesin e shërbimit të publikimeve elektronike dhe nëse është e mundur autorin e përmbajtjes së publikuar, vlerëson shkeljen e kryer në raport me cenimin e së drejtës së lirisë së shprehjes në përputhje me parimin e propocionalitetit.

  1. Kundër vendimit të bllokimit të aksesit në internet, subjekti ka të drejtë të bëjë ankim pranë AMA-s brenda 30 ditëve nga data e shpalljes ose e njoftimit, sipas pikës 3, të këtij neni. AMA shqyrton ankesën dhe shpall vendimin brenda 7 ditëve pune. Kundër vendimit të AMA-s mund të bëhet ankim në Gjykatën e Administrative Tiranë.
  2. Vendimet e AMA-s ekzekutohen nga shërbimi përmbarimor, sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Civile. AMA nuk ka detyrim të parapaguajë taksën apo tarifën për shërbimin përmbarimor.
  3. Kundër vendimit të KA-së mund të bëhet ankim sipas dispozitave të pikës 6 të këtij neni. Ankimi nuk pezullon ekzekutimin e vendimit të Këshillit të Ankesave.
  4. Vendimet e KA-së do të ekzekutohen nga Shërbimi i Përmbarimit Gjyqësor, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Civile. KA nuk ka detyrim të parapaguajë tarifën ose tarifën për shërbimin përmbarimor
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?