Shqiptari komandon nga burgu bandën e krimit

Aktualitet

Sikur ai të ishte jashtë, do të ishte më keq për ty’.

David Rebeshi nuk njeh skrupuj dhe kur do të përfitojë diçka përdor emrin e vëllait të tij, Ismailit. Biondi që prej dy vjetësh është përpjekur të bëjë ligjin në tregun e drogës, edhe kur ka qenë nën përgjim nga karabinierët e Viterbos.

Rebeshi i ri u arrestua javën e kaluar për zhvatje të rëndë me mënyra mafioze. Ai dhe tre të rinj të tjerë shqiptarë përfunduan në pranga pasi tentuan t’i merrnin disa mijëra euro një sipërmarrësi në Tuscania, në provincën e Viterbos, viktimë edhe më parë e grupit kriminal të drejtuar nga Ismail Rebeshi e Giuseppe Trovato. Pak para se të arrestohej, Davidi i telefonon disa herë viktimës dhe i kërkon paratë. E kërcënon me vdekje dhe me hedhje në erë të lokalit.

Sipërmarrësi reziston pak, por kur luan kartën e vëllait, edhe rezistenca më e fortë bie. ‘Telefonoje, jepi’, i ulërin Davidi në telefon. ‘Thuaji që duhet të falënderojë Zotin, po të ishte jashtë do ishte më keq. Atij i pëlqen të hajë gjakun e të tjerëve’. Pastaj paralajmërimi final: ‘Nuk luhet me paratë e të tjerëve’.

Për gjyqtaren Savina Poli, e cila firmosi arrestin me burg, nuk kishte dyshime që ai i referohej vëllait, në burg prej rreth një viti. Për më tepër, Ismali është vënë në izolom pasi që nga burgu vazhdonte të drejtonte afaret e tij.

Më 5 shkurt, nga burgu i Cuneos, i dërgonte një mesazh Davidit, ku i shprehte shumë dyshime për drejtuesin e ri të kompanisë së tij të shit-blerjeve të makinave. E ngarkon me detyrën për të krijuar një kompani të re, me kunatën e tij. Kompani që u krijua dhe që bëri që shoqja e Ismailit dhe kunata të përfundonin nën hetim. Ajo që për hetuesit është e qartë është që mënyra e veprimit, e dhunshme dhe mafioze, vazhdon edhe pas arrestimit të Rebeshit.

/ IlMessaggero.it

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?