Skandal/ Kryetarja e degës PS dega 5 në Tiranë plotëson vetë fletët e votimit. VIDEO
Si sot një javë më parë, socialistët në të gjithë Shqipërinë votuan për të zgjedhur delegatët e Kongresit sipas parimit një anëtar, një votë.
Ndërsa i gjithë procesi u cilësua si një model për vendin dhe partitë e tjera, rezultatet nuk kanë dalë ende.
Dyshimet për mungesë të trasparencës janë shtuar edhe më shumë kur një qytetare socialiste, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, i ka dërguar ish-kryeministrit Sali Berisha një video, ku shihet se si kryetarja e degës të njësisë në 5 në Tiranë plotëson vetë fletët e votimit, duke manipuluar me zgjedhjet.
Pra ndonëse ka kaluar një javë nga votimet dhe fletët janë plotësuar nga vetë socialistët, rezultatet nuk kanë dalë ende.
Theksojmë që njësia 5 njihet si ‘hambar votash’ për Partinë Socialiste, por publikimi i kësaj video tregon edhe një herë mënyrën se si zgjidhen delegatët e këtij Kongresi.
A tregon kjo dështimin e zgjedhjeve dhe votimin elektronik brenda PS për delagatët e Kongresit?