Aktualitet

‘Zyrtari serb:Rama ra dakord me Vuçiç: Kosova të mos ftohej se e përfaqësonte Beogradi’

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në një prononcim për “Bota sot” ka dhënë gjykimin e tij për prezantimin, nga ana e kryeministrit Edi Rama, të një harte të Ballkanit me Kosovën si pjesë të Serbisë.

 “Një akt i tillë nuk mund të jetë kurrë i paqëllimshëm, – është shprehur Berisha në prononcimin e tij. – Por ky akt në të cilin dëshmon për të shumtën herë fytyrën prej armiku të egër, prej albanofobi primitiv të Kosovës, por edhe të mbarë shqiptarë, është vetëm akti i fundit që shpalosi Zografi Bis pas firmosjes së paktit  për mini-Jugosllavinë apo “de facto”, Serbinë e Madhe, në Nish me Vuçiç.

Pakti me 718 nene i përgatitur në fshehtësi të plotë në Beograd kishte dhe ka synim të plotë defaktorizimin e Kosovës, vasalizimin e Shqipërisë.

Zv.ministri serb i mbrojtjes, në takimin e SEDMI-t i tha Zv.ministrit të Shqipërisë –  në prani të 7 vetëve – se Kryeministri juaj  ka rënë dakord në Nish me Presidentin Vuçiç, që Kosova të mos ftohej në Nish, pasi siç e shihni, atë e përfaqëson Beogradi”, ka shtuar në vazhdim, Berisha.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?