Taksë edhe për kalimet e automjeteve mbi urat e Lanës.

0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, propozoi në Komisionin e Ligjeve një ditë më parë që të vendosej një taksë për ata që hyjnë në kryeqytet.

“Duhet të themi që shërbimet që ofron Tirana si kryeseli e qeverisë, e gjykatave, e të gjitha institucioneve qëndrore, kanë një kosto, e cila nuk llogaritet dot për banorë, por për përdorues që janë në fakt më shumë se banorët”, tha Veliaj.

Por një plan i tillë për të taksuar mjetet që hyjnë në Tiranë nuk është i ri.

Panorama shkruan sot se projekti është diskutuar edhe vitin e shkuar për një taksë qarkullimi brenda Tiranës.

Bëhet fjalë për një taksë simbolike për kalimet e automjeteve mbi urat e Lanës.

Propozimi ishte që kjo pagesë të shtonte si fond rezervë për familjet në nevojë dhe të prekurit nga fatkeqësitë natyrore.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author