Meta me tone të ashpra/ Ka palaço ndërkombëtarë, larg duart nga Gjykata Kushtetuese
Kreu i shtetit përsëriti propozimin për ta çuar vendin në referendum duke parë krizën e rëndë politike dhe kushtetuese që ka kapluar Shqipërinë.
Ai sulmoi dhe sekretarin e PS-së Taulant Balla, i cili u shpreh më parë se do të dërgojë në Komisionin e Venecias çështjen e ngërçit kushtetues. Meta përmendi se duhej të shkonte në Venecia emërimi i Arta Markut si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme me 69 vota pro.
Ndërkohë, presidenti nuk kurseu as batutat për SHBA-në, ndërsa sulmoi disa prej përfaqësuesve të trupës diplomatike në Shqipëri.
”Nuk jam i habitur nga ky vendim i KPA-së. Ka patur presione poltike direkte dhe indirekte ndaj zotit Muçi për t’u bërë pjesë e puçit për të bllokuar zonjën Xhaferllari që të ushtrojë detyrën.
Besoj sen nuk keni harruar deklaratën e zotit Xhafa që i binte presion zonjës Tusha, e cila ka ndenjur me shumë sforco anëtare e GJK-së në mënyrë që dyert e saj të mbeteshin të hapura. Rama dhe palaçot donin ta bllokonin
SHBA-ja janë si yll, si shpirt, se me ata i kemi bërë Kushtetutën. I kam ftuar Agaçin, Ramën etj., të vijënë me ekspertët të sjellin propozimet e tyre.
Ka vetëm një zgjidhje: referendumi. Unë të dalë me të gjithë shqiptarët për të mbajtur sovranietin, Rama me të rijët më vete. Nesër është 21-vjetori i votimit të Kushtetutës .Rama me disa palaço ndërkombëtare duan të minojnë balancën e pushteteve. Larg duart nga Gjykata Kushtetuese. Ata hipokritët që duan të çojnë çëshjen në Venecia, të çonin votimin e Arta Markut me 69 vota si prokurore. Kanë hallin të shpëtojnë Dvoranin, se nuk e bën të gjithë lojën vetëm ai.
‘Rule of law’. Blushi im e ka dhënë mesazhin qartë, SHBA është këtu, jo te rruga e Elbasanit”, përfundoi kreu i shtetit pas takimit me paraardhësin e tij Bujar Nishani.