Balla: Meta sheh ëndrra me sy hapur

0

Taulant Balla reagoi në lidhje me komentet se kreu i shtetit, Ilir Meta, mund të firmosë shpërndarjen e Kuvendit.

Sipas Ballës, Meta sheh ëndrra me sy hapur.

“Presidenti i Republikës sheh ëndrra me sy hapur, kur flet gjoja me dekrete për të shpërndarë parlamentin. Mos harrojmë të vetmen lidhje që ka Presidenti me Kuvendin, është vetëm ajo e thërritjes së seancës së parë të parlamentit”, u shpreh Balla.

Në një dalje publike nga Kryesia e Kuvendit, kreu i grupit të PS-së Taulant Balla tha se mazhoranca do të vazhdojë veprimet për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, duke i dërguar Komisionit Hetimor materiale të reja shtesë për veprimet apo mosveprimet në rastin e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author