Aleksandër Vuçiç shtrohet me urgjencë në spital
Agjencitë ndërkombëtare raportojnë se presidenti është shtruar në Beograd ndërkohë që të shtunën në mëngjes, zyra e tij e shtypit pranoi me një deklaratë problemet kardiovaskulare, shkruan newsbomb.al.
Zëdhënësja e presidentit Suzana Vasiljeviç tha se shëndeti I presidentit është “I qëndrueshëm”, por ai do të vazhdojë të qëndrojë në spital për kontrolle të mëtejshme.
Sipas medias serbe, 49 vjeçari vuan nga presioni i lartë i gjakut, por nuk japin të tjera detaje për gjendjen shëndetësore.
Aleksandër Vuçiç është një nga politikanët më influentë në vend. Gjatë këtyre kohëve të fundit, ka qenë aktiv edhe për çështjet e ballkanit. Një javë më parë u takua me Zaev dhe Ramën në Ohër, për inicativën e përbashkët të tyre për ‘minishengenin’ ballkanik, raporton newsbomb.al.