Inspektori denoncon zyrtarët e PS
Grabitje pronash në bregdet nga njerëz të pushtetit. Ky është denoncim i bërë nga zyrtarë të Inspektoriatit të ndërtimit Sarandë, përcjellë nga ish-kryeministri Sali Berisha. Në rrjetin social, dërguar ish-kreut të qeverisë inspektori i ndërtimit akuzon politikanët e PS dhe drejtuesin e Hipotekës Tepelenë, dhe urdhërimin e zyrtarëve që duhet të lejojnë këto veprime të paligjshme.
Statusi i plotë, sms e dërguar nga inspektori, publikuar në faqen e facebookut të ish-kryeministrit Sali Berisha:
Narkopushtetare qe grabisin tokat e qytetareve!
Shikoni fotot dhe lexoni denoncimin e inspektorit dixhital. sb
“Inspektor prane inspektoriatit te ndertimit Sarande
I nderuar zoti Berisha po ju drejtohem ju pasi vetem ju në kto kohë jeni kthyer në zërin e qytetarit të thjeshtë.
Unë jam një inspektor pranë inspektoriatit të ndërtimt Sarandë dhe desha të denoncoj sesi po vidhen tokat e qytetarëve nga njerëzit me pushtet të PS.
Nje tokë në bregdet tek tre ishujt buzë detit po vidhet, në toka po instalojne kioska me panele sanduiç duke zaptuar tokat dhe ne na thone qe te mos nderhyjme per te hequr kto instalime te paligjshme ne token e qytetarve, ato po i ve ish drejtori i hipotekës Tepelen dhe një emër i njohur i PS në zonë, Sulo Muço nën mborjtjen dhe garancinë e drejtorit të kadastrës i cili do bëjë legalizimin dhe tja heqi pronarve si tokë, Ardian Kola që ka edhe ai pjese aty. Ne me urdhër na eshtë thënë që të mbyllim sy e veshë për ato kioska që instalohën natën dhe pronari i tokës nuk ka çtë bëjë. Ja dhe me foto ky krim që po i bëhet qytetarëve. Ju lutem anonim”