Aktualitet

Përveç Hajdarit qënka kërcënuar dhe Gjuzi.

Me debate të ashpra ka filluar seanca e sotme parlamentare mes kreut të Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin.

Gjuzi ka kundërshtuar procesverbalin e seancës së kaluar plenare, ku kryeparlamentari e kritikoi për veshjen. Gjuzi deklaroi se pak pasi Ruçi e kritikoi, në telefonin e tij ka mbërritur një mesazh kërcënues.

Kryetari i Kuvendit tha se nuk e ka kërcënuar, por vetëm i ka tërhequr vëmendjen që të respektojë etikën.

Debati:

Gjuzi: Zoti kryetar në seancën e kaluar ju keni shkelur rregulloren sepse keni penalizuar Kostaq Papën dhe Kujtim Gjuzin që kishin diskutim dhe deri në këto momente keni shkelur nenet 48, 50, 51 dhe 54.

Ruçi: Zotëri keni vërejtje për procesverbalin?

Gjuzi: Po patjetër pra, vërejtje për procesverbalin kam se s’na ke lënë me folur në seancën e parë dhe s’na ke shënuar këtu.

Ruçi: Ke vërejtje për procesverbalin?

Gjuzi: Ky është procesverbali dhe gjatë diskutimit tim herës tjetër the ke shkelur kodin e etikës, këtu e kam unë edhe kodin edhe rregulloren, ça kodi kisha shkelur?

Ruçi: Ke procesverbalin thashë

Gjuzi: Dhe tjetra që është më kryesorja në orën 14:39 minuta ka ardhur sms kërcënuese pikërisht për veshjen dhe nuk ka zot nëne që t’më kërcënojë mua se nuk të kam frikë as ty as ndonjë tjetër.

Ruçi: Nuk të kërcënoj unë për veshjen, përkundrazi të kërkoj të zbatosh etikën i dashur dhe të mos vish, të mos ndalosh autoshkollën te dera e parlamentit të lutem.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?