U dënua me 10 vjet burg/ Lirohet vëllai i Alketa Vejsiut.
Lirohet nga burgu vëllai i moderatores së njohur, Alketa Vejsiu, Endri Vejsiu.
Ky i fundit u arrestua rreth 1 vit e 4 muaj më parë më parë pasi u kap me 4 mina me telekomandë në Lezhë.
29-vjeçari u shpall fajtor dhe u dënua fillimisht 10 vite burg për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Më pas gjykata e dënoi me 4 vite burg, ndërsa së fundmi ka vendosur që dënimi që i ka mbetur Endrit Vejsiu ta shlyejë me shërbim prove.
Kujtojmë se Vejsiu u arrestua në aksin rrugor Milot-Lezhë, ku kishte fshehur në makinën e tij tip “Opel”, 4 mina me telekomandë, 3 kilogramë kanabis dhe pistoletë TT. Në operacionin e quajtur “Telekomanda” u arrestuan edhe 3 persona të tjerë, Gentjan Elezi, Gentjan Tafa dhe Eris Gjoni.
