Bota

Tanja Fajon sulmon Francën: Ka marrë peng BE-në dhe po minon interesin tonë

Eurodeputetja Tanja Fajon ka reaguar sërish për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në një postim në Twitter.

Fajon shprehet e zgjënyer, ndërsa sulmon Francën, teksa thotë se ka marrë peng BE-në dhe po minon interesin e përbashkët për Ballkanin.

“Jam ekstremisht e zhgënjyer që Bashkimi Europian humbi edhe një tjetër mundësi për të demonstruar se çështjet e zgjerimit ka rëndësi dhe se ne i mbajmë premtimet tona. Bashkimi Europian është marrë sërish peng nga Franca e cila nuk kupton dhe vazhdojë të minojë interesin tonë për Ballkanin”, deklaron ajo.

Gjithashtu eurodeputetja thotë se besueshmëria në Bashkimin Eurpian është shkatërruar.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk morën një dritë jeshile për hapur bisedimet me BE ditën e djeshme. Parlamenti Europian mbetet një aleat i fortë gjithesi. Besueshmëria e Unionit është shkatërruar. Franca po luan lojë të ndyrë politike dhe kam frikë se të gjithë do të paguajnë çmimin”, shkruan Fajon.

zsdgf.png
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?