Nga Dropulli ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pas deklaratës se komisionerit Johannes Hahn, i cili tha pak më parë se BE nuk pranon hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Ne nuk mund të themi që qendrimi i dy vendeve eklipson qendrimin e vendeve të tjera. U jemi mirënjohës vendeve që kanë thënë Po”, u shpreh Lleshaj.
I pyetur nëse do të shkonin në zgjedhje të parakoshme ashtu sikurse ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev, pas përgjigjes negative, Lleshaj u shpreh: Nuk kemi një përgjigje negative, kemi një përgjigje pozitive e cila tenton të bllokohet me veto nga të dy vendet. Presidenti i Francës tha na duhet ne kohë për të menduar. U duhet atyre kohë për çështjet e Brendshme të BE”.