Breshëri kallashnikovi ndaj kryetarit të Këshillit Bashkiak në Durrës

0

Të tjera detaje dalin nga të shtënat me armë drejt një makine në orët e para të mëngjesit të djeshëm në lagjen nr. 4 të qytetit të Durrësit.

Raportohet se makina në pronësi të shtetasit me iniciale ‘I.B.’, 29 vjeç, përdorej nga drejtori i hekurudhës, Ani Dyrmishi, gjithashtu edhe kryetar i Këshillit Bashkiak të durrësit.

Sipas Fax News, të shtënat me armë kanë qenë një atentat për vrasje i mbetur në tentativë ndaj Dyrmishit, ndërsa raporton se makina është regjistruar në emrin e 29-vjeçarit, i cili është shofer i drejtorit të Hekurudhës.

Kjo nuk është hera e parë që ndaj Dyrmishit bëhet një atentat, pasi në nëntor të vitit 2018 iu vu një shishe me eksploziv poshtë makinës së tij të parkuar.

Kujtojmë se ai u rendit në 100 emrat e listës së “zezë” që publikoi vetë kryeministri Edi Rama,  si zyrtarët e denoncuar për abuzime dhe korrupsion nga qytetarët.

Lajmi i atentatit të djeshëm nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga policia. Neësbomb.al tentoi të lidhej zyrtarisht me policinë, por deri tani nuk ka marrë një përgjigje.

Ndërkaq, pritet njoftimi zyrtar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author