Aktualitet

Ministrja Olta Xhaçka, sjell në jetë fëmijën e dytë

Mësohet se Xhaçka ka lindur gjatë natës një tjetër vajzë, ndërsa nuk është zbuluar ende emri që ajo i ka vendosur. Kujtojmë se Xhaçka dhe bashkëshorti i saj kanë tashmë një vajzë thuajse 5 vjeç, Hanën.

Ministrja ka qëndruar në krye të detyrës deri në ditën e fundit të shtatzanisë. Ajo ka qenë e pranishme në çdo senacë parlamentare, u kujdes nga afër për të prekurit nga tërmetet dhe nuk munguan daljet publike me barkun e rrumbullakosur. Deri më tani ministrja nuk preferuar të flasë publikisht për pritjen e saj të ëmbël.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?