Mimi Kodheli: Nëse Franca na refuzon negociatat, humbja do të jetë e tyre
Bëhemi me dije, se ish ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, në deklarimin e saj për çështjen e negociatave dhe vështirësinë e madhe të hapjes së tyre nga Hollanda dhe sidomos, së fundmi edhe nga Franca, e konsideroi refuzimin e Francës, si një humbje të madhe të këtij shteti dhe njëkohësisht si fitore të Shqipërisë.
Gazetari Denis Minga i Report TV, që kurrë nuk ndodh të habitet, u trash goxha nga ky pohim dhe për të kundërshtuar aq sa mundej, përdori retiçencën me fjalët “po kjo është pak…”.
Ja çfarë tha konkretisht ish ministrja:
“Edhe kjo mund të jetë. Shiko, unë nuk vuaj nga megallomania dhe as nga narcizizmi, por një gjë mund t’ju them me bindje! Humbja do të jetë e tyre, jo e shqiptarëve… Jo nuk vuaj nga megallomania e shqiptarëve, jo, humbja do të jetë e atyre, Shqipërisë do t’i bëhet vetëm mirë“.
/TPZ.al/Tej e këtej/