Duke lexuar çfarë paska thënë ambasadorja e Suedisë

0

Nga Kastriot Dervishi

Çfarë nuk dëgjohet sot në shtetin tonë, të ngjashëm tashmë me një OJQ, ku nuk njihet as ligji, as e drejta. Çdo gjë interpretohet me një fjalë: projekt me këtë, projekt për këtë. Në përurimin e disahertë të ngrehinës ku do strehohet autoriteti i dosjeve (edhe kjo një sebep finaciaro-publicitar, brenda “projekteve”), në të cilën kishte më shumë kamera se sa njerëz, më bëri përshtypje fjala e ambasadores së Suedisë, zj.Elsa Hastad, e cila sipas njoftimit publik kishte thënë:
“Arkivat duhen për të gjetur të vërtetën mbi të shkuarën dhe për të pajtuar njerëzit me historinë e tyre. Hyrja në materialet arkivore do t’u kthejë njerëzve dinjitetin dhe unë ndihem krenare që vendi im, Suedia, mund të bëhet pjesë e këtij hapi të rëndësishëm”.
Sipas këtij formulimi, i binte që shqiptarët tani po lexojnë për herë të parë në arkiva dhe shyqyr që na qenka gjetur zonja në fjalë të na japë drejtim. Keqardhje e madhe për naivitetin, manipulimin dhe keqinformimin e diplomatëve të këtij lloji.

Nuk e dija që për ata arkivat na qenkan kthyer në vatra pajtimi, rrjete fetare apo instrumente dinjiteti? Sipas kësaj logjike, p.sh. trashëgimtarët e subjekteve të ndjekura të dosjes agjenturiale “Lepuri”, (e mbushur me marrina Sigurimi, duke sajuar, shpifur e gjetur “agjentë të UDB-së” në fshatrat e Dibrës), pasi të mësojnë baballarët “agjentë të UDB-së”, e gjetën të vërtetën dhe dinjitetin që deri tani nuk e paskan pasur.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author