Mediat helene raportojnë se një 40-vjeçar është gjetur i varur me litar në qelinë e tij në burgun famëkeq të Koridhalosë. Sipas informacioneve nga vendi fqinj, ai vuante dënimin për vrasjen e mbetur në tentativë të një të afëmi të tij.
Policia greke ende nuk ka një version të vdekjes së shqiptarit, por po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje.
Brenda 3 viteve, afro 30 shqiptarë kanë vdekur në bugjet e Greqisë. Disa prej tyre janë vrarë nga të dënuar të tjerë, ndërsa akuzat shtohen dhe mbi gardianët grekë, të cilët në shumicën e rasteve fshehin vdekjet e të dënuarëve shqiptarë
Total 0 Votes
0
0