Qyteti i Stambollit është tronditur nga një tërmet i magnitudës 5.7 deri në 5.9 i shkallës rihter.
Dëshmitarët kanë përshkruar dridhjet e forta të tokës, ndërsa lëkundjet e tokës kanë nxjerrë të tmerruar qytetarët nga ndërtesat.
Tërmeti ka rënë rreth orës 12:40 sipas orës lokale.
Njerëzit kanë braktisur banesat duke u dyndur në rrugë.
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 70 kilometra në perëndim të Stambollit në Detin Marmara, në jug të qytetit të Silivri.
Total 0 Votes
0
0