Rama publikon pamjet: Mirënjohje për këto gra të jashtëzakonshme
Kryeministri Edi Rama e ka publikuar mëngjesin e sotëm një video nga materniteti “Koço Glozheni”, teksa ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka shkuar të falënderojë infemrieret dhe mamitë e atij spitali për përkushtimin e tyre maksimal në momentin kur Tirana u shkund nga lëkundjet e forta të tërmetit të së shtunës.
“Mirënjohje të thellë, për këto gra të jashtëzakonshme, të cilat kur tundej toka nga tërmeti e të gjithë vraponin të dilnin jashtë nga shtëpitë, dyqanet, restorantet e çdo vend i mbyllur ku i gjeti goditja e frikshme sizmike, rendën drejt inkubatorëve të bebeve të porsalindura dhe shtretërve të nënave lehona e të grave shtatzëna”,- shkruan Rama në Facebook, krahas pamjeve.
Postimi i plotë i Ramës
MIRËMËNGJES
dhe me mirënjohjen e thellë, për këto gra të jashtëzakonshme, të cilat kur tundej toka nga tërmeti e të gjithë vraponin të dilnin jashtë nga shtëpitë, dyqanet, restorantet e çdo vend i mbyllur ku i gjeti goditja e frikshme sizmike, rendën drejt inkubatorëve të bebeve të porsalindura dhe shtretërve të nënave lehona e të grave shtatzëna, ju uroj një ditë mbarë