Rrufeja godet shtëpinë e nipit të Enverit.
Njoftimin e ben publik, Rezarta Shkurta, bashkëshortja e Ermal Hoxhes.
Vendi u përfshi mbrëmjen e kaluar nga një stuhi e fortë me rrebeshe shiu.
Ndërkohë, e frikshme ka qenë mbrëmja e kaluar për familjen e këngëtares së njohur Rezarta Shkurta.
Në një postim në rrjetet sociale, këngëtarja bën me dije se rrufeja ka rrezikuar familjen e saj.
“Nata e mbrëmshme për ne u mbyll kështu. Dua të falenderoj nga zemra policinë e Shtetit dhe zjarrfikësen që në kohë rekord erdhën e vepruan, duke na shpëtuar nga kjo situatë me dëme të pakonsiderushme.”- shkruan Rezarta krahas fotos së dy shuajtëseve të zjarrit.
Total 0 Votes
0
0