Si e varrosën të gjallë Mitrush Kutelin në Kënetën e Maliqit

Aktualitet

Nga Admirina Peçi

Ndërsa njerëzit ngatërroheshin nëpër zhurmën e ceremonisë së përkujtimit të ditëlindjes së Mitrush Kutelit, një burrë i thinjur nisi të rrëfejë një histori të vjetër. Me këtë qëllim kishte ardhur enkas nga Elbasani. Fillin e nisi nga një ditë e veçantë… nga viti 1948.

Hamza Tusha, atëherë ishte një djalosh i ri që vuante një dënim në kampin e Vloçishtit. Atje kishte marrë vesh rastësisht, se në kampin e tyre po kalonte dënimin edhe një shkrimtar i madh. I kishin thënë se shkrimtari quhej Dhimitër Pasko. Kishte dëgjuar për të shumë rrëfime nën zë nga të tjerët ndërsa vetë ende nuk kishte arritur ta njihte.

“Ajo ditë e ftohtë prilli, bëri që unë ta njihja nga afër, e në një mënyrë mjaft tragjike… – nis të tregojë burri i thinjur – Ndërsa punonim të gjithë aty në atë kamp, një kapter që quhej Skënder, thërret me të madhe që t’i sillnin atë shkrimtarin. Pastaj urdhëroi dy të tjerë që t’i hapnin një gropë të madhe mbi një metër e gjysmë të thellë”. Të burgosurit kanë parë me sy të habitur gjithë ç’kishte ndodhur në ato pak minuta, gjithë lëvizjet e shpejta të lopatave që nxirrnin dheun rreth gropës që merrte formë nga minuta në minutë. Më tej panë shkrimtarin që tërhiqej me forcë, se si e kanë zhveshur, se si e kanë plandosur më tej në gropën e thellë, ashtu të zhveshur lakuriq.

“Mbaj mend që atëherë ishte shumë ftohtë. Ishte ndoshta fillim prilli dhe koha ende nuk kishte nisur të ngrohej. Si e futën brenda në gropë, e mbuluan me plisat që kishin lënë rreth saj, derisa dheu i arriti deri tek mjekra… – shpjegon me hollësi bashkëvuajtësi i hershëm i shkrimtarit të madh – pastaj, vazhdon më tej ai – e lanë aty, të futur brenda në tokën e ftohtë e të lagësht afër kënetës së Maliqit. Si kaluan disa orë, atij filloi t’i ikë fytyra. Iu shtrembëruan nofullat dhe nuk nxirrte dot asnjë tingull nga goja. Ne të gjithë e shihnim, pa mundur të bënim asgjë. Të ktheje fjalë atëherë, sidomos në situata të tilla, ishte si ta kërkoje vdekjen me zor!!” – thotë Hamzai – “Atë kohë komandant kampi, ishte një i quajtur Tasi Marko. Në momentin që ai kishte ardhur për të thirrur të burgosurit, një shoku im që kisha në krah më thotë: “Sa keq, ky njeri që është groposur këtu është një shkrimtar i madh. Pse nuk i del komandantit përpara t’i tregosh (unë isha komandant i një brigade të vogël të burgosurish që udhëhiqja punën). Megjithëse kisha shumë frikë, e mora guximin dhe i dola përpara komandantit duke i thënë: “Kapterr Skënderi ka futur një njeri të gjallë në dhe!”

mitrushigrp

Mbaj mend që ai u alarmua. Kërkoi me ngulm të gjente kapterrin që kish bërë këtë veprim. Më pas e nxorën trupin e shkrimtarit duke i bërë shërbimet e duhura që ai të vinte në vete!”

Kanë kaluar shumë vite, që nga 1948. Gjithsesi burri i thinjur nuk ka mundur ta zbehë kujtimin e atyre ditëve. Aq më shumë ky kujtim iu përforcua në ditën kur një djalë dhe një vajzë i kishin trokitur në derë. Ishin të bijtë e atij shkrimtari të përvuajtur, të cilët kishin dashur ta njihnin nga afër njeriun për të cilin babai u kishte folur gjatë… “Më thanë se babai i tyre u kishte rrëfyer për një njeri që e kishte shpëtuar dikur nga vdekja. E ai njeri isha unë. Ndaj jam këtu, më shumë për të nxjerrë nga vetja atë kujtim që më rëndonte shumë mbi supe, sesa për të marrë pjesë në diskutimet e kësaj ceremonie përkujtimore…” përfundon rrëfimin e tij Hamza Tusha.

mitrushi

Poezi nga Mitrush Kuteli “ kushtuar gruas së tij kur ai ishte në burg”
Kaq afer jemi, por kaqe larg,

Te lutem mos me prit

Na ndajne terre rreth e qark

Dhe yll per mua s’ndrit.

Perse ta lidhesh fatin tend

Me nje pafat si une,

Kur di se emri im u shemb

Me dhune e perdhune?

Pra hidhe hapin guximtar

Ndaj jetes se gezuar

Dhe me harro ketu, ne varr,

Te vdekur pa mbuluar

Nje kart Shen Naumit

E njoma penden ne vrer

te nis t’ju shkruaj k’te karte

sa tmerr, o Zot, sa tmerr

ta njomesh penden ne vrer

Kaq tmerr te zi dhe lemeri

sa pane syte e mi

s’ka pare asnjeri

Shtepine e pash, kur m’u dogj

e pash foshnjen, kur m’u poq

edhe tim shoq, o Zot,

edhe tim shoq

Dhe jam qe ahere, sic me sheh

sic me sheh, edhe nuk me njeh

nje flete e thate neper ere

kurre ne parajse, kurre ne sketerr

Edhe menndimi im, c’mendim

une nate per nate bredh nder qiej

rreshqas permbi selvi

se si per cudi

vete Zonja Shen Meri

vete Zoti Shendelli

me shpie permbi selvi

Per dreke shkoj ne Zoti vete

ne Zoti i madh e i vertete

qe rri ne rete

me kembet lagur ne det

Me thote i shjenjti “Ulu, ha!”

dhe une qesh, dhe une qaj

“Jo!”- mish prej foshnje une nuk ha

Dhe ik pastaj e fluturoj

ne qiej te athet si limoj

ne qiej te verdhe si limoj

Tak, tak, troket

Tak , tak

A s’hape deren pak?

A s’hape shpirtin pak?

“Kush eshte ne cardhak?”

S’pergjigjet asnjeri, nga terri i zi

i them: “Kush je ti ne terr te zi?”

“Jam Zonja Shen Meri”

Oh, i bie ne gju

bejme tani nje here, dy, dyzetetri

ergjend je moj Shen Meri

e vojtur je moj perendi

Se ti ke qare, se ti di

sa eshte e dhembshur nje femi

Kisha Zonje nje femi

dhe desha fort ta mbaj ne gji

ta mbaj ta rrit per Shqiperi,

per Shqiperi

Shtepine e pashe kur m’u dogj

e pashe foshnjen kur m’u poq

dhe tim shoq, o Zot

sa tmerr te zi, sa lemeri

pane syte e mi, s’ka pare asnjeri

Pa nis e qan Zonja Shen Meri

aty ne syte e mi

i rrjedhin lotet ne shami

Pa nis edhe une e qaj

vajtoj, vajtoj me vaj

Po sa cudi, sa cudi

te qaj zonja Shen Meri

sic qan nje cilimi

Me erren syte dhe qaj

me mbytet shpirti, kur ze qaj

nga kaq vaj, nga vaji im, nga vaji i saj

Po nis muret t’i zgermas

me thonje pergjakur i zgermas

edhe bertas, porsi e cmendur bertas

Oh, me lesh leshuar bertas

Tak, tak, troket

tak, tak

A s’hape deren pak?

dhe shpirtin hape pak

Dhe perseri hyn brenda Zonja Shen Meri

kjo Zonje e rende Shen Meri

veshur ne ergjend dhe ne flori

ne dore nje qiri

Pa mbushet oda drite plot

pa mbushet shpirti kenge plot

dhe s’ka pike lot

o Zot i madh, o Zot

Dhe nga Zonja, rrotull saj

nje tufe engjuj te pafaj

dhe s’kam me vaj

Po midis engjujve e shoh

Oh foshnjen time dhe e njoh

i bie ne gju, bejme tani

nje here, dy, dyzetetri

ergjend je moj Shen Meri

Ti dore lare ne flori

ti me ke engjuj

dhe nje me fal ti,

nje mituri, ta marr ne gji

ta mbaj, ta rrit per Shqiperi

Dhe doren zgjata qe ta marr…

Kendon kendezi nje, dy, tri..

dhe tretet Zonja Shen Meri

si engjelli

Qiriri shuhet, pas qiri

dhe mbetem rrishtas ne te zi

ne terr te zi, ne lemeri

sa cudi , sa cudi

Po sonte prap do te fluturoj

ne qiej te athet si limoj

ne qiej te verdh si limoj

dhe foshnjen time do kerkoj

do fluturoj

Mos qeshni zonja dhe zoterinj

se flas si cilimi, se qaj si mituri

ketu brenda ne cmendi

foshnjen time qe desha fort ta mbaj ne gji

ta mbaj, ta rrit per Shqiperi

Shtepine e pashe kur m’u dogj

e pash foshnjen kur m’u poq

sa u perpoq, o Zot

edhe tim shoq

Sa tmerr te zi , sa lemeri

pane syte e mi, s’ka par’ asnjeri

Tak, tak troket

tak, tak

A s’hapni porten pak?

Dhe shpirtin hape pak!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?