Ish-deputeti i PD, Flamur Noka ka folur për raportet me Rudina Hajdarin, teksa kjo e fundit iu bashkua sot homazheve të selisë blu, për Azem Hajdarin.
Në studion e News 24, Noka theksoi edhe njëherë se Rudina ka zgjedhur rrugën e saj, dhe se beson që Azemi nuk do kishte ndjekur atë rrugë.
“Rudina ka zgjedhur rrugën e saj e cila nuk ka lidhje me rrugën që ndjek PD. Nuk besoj kurrë që Azem Hajdari do zgjidhte këtë rrugë. Për vlerësimin e figurës së Azemit, Rudina është futur në listën e PD”, tha Noka.
Total 0 Votes
0
0