Rama informon të gjithë drejtuesit e mjeteve lidhur me automjetin që ato zotërojnë.
Me anë të një postimi në Facebook, Kryeministri Rama njofton shoferët se çdo të dhënë për automjetin e tyre mund ta verifikojnë online në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Mjafton që të japësh numrin e shasisë dhe targës dhe mund të mësoni nga e ka prejardhjen, sa herë është aksidentuar, defektet dhe autorësinë e automjetit.
“MIRËMËNGJES
dhe me këtë informacion me rëndësi për drejtuesit e automjeteve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri krahas një videoje informuese.
Total 0 Votes
0
0