BLLOKOHEN REGJISTRIMET NË UNIVERSITETE
Prej mëse një ore, studentët e kanë të pamundur të hyjnë në faqen ‘’ualbania.arsimi.gov.al’’.
Kjo gjë pengon regjistrimin e tyre në universitete. Fillimisht duhet që studentët të regjistrohen në lëndën që kanë përzgjedhur. Nëse kjo nuk kryhet, atëherë i jepet studentit tjetër në renditje.
Situata duhet të zhbllokohet, pasi për të konfirmuar degën ku kanë fituar, studentët kanë afat 48 orë kohë.
Ky bllokim ka krijuar kaos dhe konfuzion te studentët.
Total 0 Votes
0
0