Arrestohet pronari i linjës së urbanëve ‘Unaza’, Ferdinant Ibrahimi, bashkë me të birin, Anastas Ibrahimi.

Aktualitet

Të tjera detaje zbardhen nga operacioni policor, ku ranë në pranga 8 persona, për falsifikim biletash në Tiranë.

Newsbomb.al mëson se mes të arrestuarve janë edhe pronarët e kompanisë së transportit, ‘Alba Trans’, Fatos Vrapi 60 vjeç dhe Albana Vrapi, 51 vjeçe.

Po ashtu në pranga kanë rënë edhe Evis Vora – administrator i kompanisë, Aldi Duka – dispecer, Lulzim Allaraj – dispecer dhe Klodiana Qato – ekonomiste.

Kujtojmë se gjatë këtij operacioni është arrestuar edhe pronari i linjës së urbanëve ‘Unaza’, Ferdinant Ibrahimi, bashkë me të birin, Anastas Ibrahimi.

Arrestimi i këtyre  u bë pasi dyshohet se duke bashkëpunuar me njëri -tjetrin kanë falsifikuar bileta të transportit urban në kohë dhe periudha të ndryshme, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe përfitim financiar të disa shoqërive operatore në transportin urban në qarkun Tiranë.

Gjatë operacionit policior janë sekuestruar 150 mijë bileta, ku vënia në treg e të cilave do të kapte vlerën 6 milion lekët të reja.

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments