PROKURORIA I KËRKON AGIM KAJMAKUT GJURMËT E GISHTAVE
Prokuroria e Përgjithshme kërkon gjurmët e gishtave për kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun.
Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se, kërkesa është hartuar të premten dhe sot niset për në bashkinë e Vorës.
Pas marrjes së gjurmëve, Prokuroria do të nisë më pas dhe letërporosinë për në shtetin grek, ku do të kërkojë të dhëna rreth Kajmakut. Sipas organit të akuzës, gjurmët nevojiten për shkak të ndryshimit të emrit nga Kajmaku.
Kujtojmë se Partia Demokratike akuzon kryebashkiakun socialist se ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit. Sipas PD, Kajmaku është dënuar në Greqi, me emrin Jorgo Toto.
Total 0 Votes
0
0