Basha: Marku-Prela do përfundojnë si Katica e Maqedonisë, kanë shpërdoruar detyrën
Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me transferimin e dosjes 184 në Dibër.
Në një deklaratë për mediat pas takimit me ambasadorin e ri gjerman në Tiranë, Basha i cilësoi Arta Markun dhe Donika Prelën si ‘Katicat’ e Shqipërisë, duke iu referuar prokurores speciale të Maqedonisë së Veriut.
Basha u shpreh se Marku dhe Prela kanë shpërdoruar detyrën dhe kërkoi procedim penal ndaj tyre.
‘Katica e dy prokurorive po veprojë sic kemi thënë si pjesë e grupit struktural të rilindjes, janë aty për ti mbrojtur jo për ti cuar para ligjit. Guximi që kanë marrë për të mbyllur një ceshtje tregon që dëshpërimi i Edi Ramës dhe organizatës së tij është i tillë saqë ka vendosur ti shtyjë edhet këto dy prokurori, të Donika Prelës dhe Arta Markut drejt flijimit. S’kanë bërë ashjë më shumë vecse shpërdorim detyre. Të dyja duhet të denohen penalisht, kam zgjedhur dhe meritojnë të quhet Katicat e Shqipërisë, e njihni kub është, prokurorja speciale në Maqedoni’, tha Basha.