A e dini sa kushton ora e djalit të Ramës?

Aktualitet

Disa ditë më parë kryeministri Edi Rama postoi në Instagram një foto të dy djemve të tij, Gregorit dhe Zahos e shkëputur nga 5 vjetori i këtij të fundit. Por një detaj që ra në sy ishte dhe ora e shtrenjtë e Gregorit që mesa duket i ka rënë në sy edhe qytetarëve.

“JOQ” ka publikuar mesazhin e një qytetari që thotë se ora që mban vënë djali i Ramës është e firmës zvicerane “Ulysee Nardin” dhe kushton minimalisht 34.600 dollarë sipas faqes zyrtare të firmës.

“Pershendetje, djali i Rames me ulysee nardin 34600 dollar ora qe ka ne dor…”, shkruan ai, transmeton “JOQ”.

Ora është punuar me dorë në Zvicër dhe ka kasë rose gold 18 karatëshe, xham safiri dhe i reziston ujit deri në 50 metra.

Burimi: JOQ.