Aktualitet

Veliaj i jep Kompanisë ‘Fusha’ Shpk rehabilitimin e Bulevardit ‘Zogu i Parë’ me një fond prej rreth 6.1 milionë eurosh.

Kompania ‘Fusha’ Shpk ka fituar tenderin e Bashkisë së Tiranës për rehabilitimin e Bulevardit ‘Zogu i Parë’ me një fond prej rreth 6.1 milionë eurosh.

Kontrata mes bashkisë dhe kompanisë në fjalë është nënshkruar më 26 qershor dhe përfshin rehabilitimin e bulevardit që nis në fund të sheshit ‘Skënderbej’ dhe përfundon te busti i Ahmet Zogut, te ish-stacioni u trenit.

Në shpalljen e fituesit nuk përcaktohen punimet që do kryhen në këtë segment rreth 610 metra të gjatë.

Vlen të përmendet se kompania Fusha është një nga kompanitë që ka përfituar më shumë tendera nga bashkia e Tiranës, plot 43 të tillë që kur në krye të Bashkisë së Tiranës është ngjitur Erion Veliaj.

Ndërsa është kompania që sipas kryebashkiakut Veliaj u vetëofrua për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, për të marrë në këmbim truallin e tij ku ishin parashikuar të ndërtoheshin disa kulla. /Hashtag.al

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?