Aktualitet

Lubonja ka një mesazh për ambasadën e SHBA

Analisti Fatos Lubonja është kthyer në një kritik i ashpër ndaj përfaqësuesve të Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Prej kohësh, Lubonja është rreshtuar në njerëzit që kritikojnë qëndrimet e ambasadës ndaj situatës në Shqipëri dhe faktin se nuk dënojnë qeverinë e drejtuar nga Edi Rama.

Edhe sot Fatos Lubonja ka bërë një kritikë të ashpër ndaj përfaqësuesve të Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Ja çfarë shkruan Fatos Lubonja në Facebook:

Nëse doni të shikoni hipokrizinë dhe manipulimin e Ramës kur flet për Amerikën që do t’u heqë atyre që do të përfshihen në krime zgjedhore të drejtën e vizës shikoni këtë foto.

Një nga njerëzit që e ka shoqëruar atë në pushtimin elektoral që i bëri dje Shkodrës duke përdorur dhunën shtetërore është Tom Doshi (kryetar i PSD) që figuron në lisën atyre qytetarëve të botës që Departamentit i Shtetit (jo Ambasada) u ka hequr të drejtën për të shkuar në SHBA.

Besoj se kjo foto flet shumë edhe për ‘syverbësinë’ e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Image
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?