Kush është Ymer Lala, personi që mblodhi kartat e identitetit të votuesve të Dibrës
Gazeta më e madhe e Europës, Bild, ka publikuar dhjetë përgjime të reja, për blerjen e votave në qarkun e Dibrës. Përgjimet janë pjesë e dosjes 184.
Një nga personazhet që figuron në këto përgjime, është Ymer Lala, babai i deputetes Reme Lala. Ai bisedon me ish ministrin e Infrastrukturës, Damian Gjiknuri dhe persona të tjerë, lidhur me procesin zgjedhor, marrjen e kartave të identitetit të votuesve dhe identifikimin e votave të tyre. (shih përgjimet më poshtë)
Bild e konsideron Ymer Lalën, një “bos të mafias”.
Emri i Ymer Lalës, është lakuar shpesh në media, veçanërisht nga eksponentë të opozitës dhe kryetari i saj, Lulzim Basha, i cili e ka quajtur atë “një kriminel”. /tpz.al/