Nga Sokrat Turtulli/ Ja këtu, tek kjo dritare…kaq pak diell shikonim.

Aktualitet

Kisha ngjesh kufjet thelle ne vesh dhe nen tingujt e kenges se rrezimit te murit te Berlinit Shqiptar, s’di pse dridhjet e trupit nuk po me pushonin. Para syve, ne te qinden e sekondes , m’u rishfaq familja ime , te afermit e mi te sakatosur, burgosur, pushkatuar pa gjyq, internuar, vetem e vetem pse deshen lirine, dashurine, ajrin e paster.

Para se te vdiste gjaku im,(djali xhaxhait te babit) mu lut me lot ne sy ta çoja ne Spaç. M”u desh shume kohe te bindja vehten në duhet ta çoja apo jo atje, dhe shkaku i vetem ishte se, nuk doja t’ia lendoja akoma ate zemer. Por kembngulja e tij ishte e forte, e tmerrshme, aq sa kaloi ne mëri ndaj meje qe s’po ja plotesoja deshiren. Disa dite nuk me foli me goje. Nje mengjes te bukur e pashe te veshur me kostum dhe iu afrova pa folur. E pashe qe fytyra e tij skuqej akoma nga mëria qe me mbante. E kapa per krahu dhe e drejtova per nga makina ime. Nuk foli, por me ndoqi pas i bindur si nje femi. Dridhej i teri. Rruges per ne Spaç tentova disa here te beja shaka qe t’ja ndryshoja pak humorin, por ishte e pamundur.

-Ku jemi ketu?-me pyeti me gjysem zeri.

-Afer Spacit i thashe une. O Zot, veç ta shikoje reagimin e tij. Fytyra i mori tjeter pamje, duart filluan ti dridheshin dhe te mos i komandoheshin me. Zbritem nga makina dhe ju afruam burgut me famekeq te mundshem. Mua filloj t’me rrihte zemra me shume se e tija. E mbaja perdore dhe nuk po e merrja vesh se ku e kishte zemren ngaqe pulsi i damarit te dores i rrihte aq fort. Beri disa hapa dhe qendroi para ndertesave qe dhe sot te kallnin daten. Nuk ngopej se shikuari muret e bera cope dhe te shkermoqura. Suvaja ju kishte rene pothuaj te gjitha dhomave dhe kishin perpire brenda tyre edhe ato pak shenime nga te burgosur. Per nje çast i mbylli syte. Merrte fryme ngadale dhe fliste me vehte aq avash, saqe dhe ai vete se degjonte me zerin e tij. Ngriti syte nga qielli dhe pastaj mi drejtoi mua. Kishte lumenj lotesh neper ata sy. Kishte aq dhimbje sa me dukej sikur nga cast ne cast do shperthente mali dhe do derdhte nen kembet e mia dhimbjet e tij.

-I fola qe te ecnim akoma, por ai nuk reagoi. Kishte ngrire. Kisha perballe nje njeri qe s’po e njihja me edhe pse ishte gjaku im. E ndjeva thelle dhimbjen e tij. E ndjeja brenda damareve te gjakut tim vlagen therese te viteve me te bukura te tij. M”a beri me dore te leviznim prej aty. Te dy perdore u futem ne brendesi te atyre ish qelive dhoma qe ngjanin si kukuvajka, por qe kishin sherbyer si streheza te tyre. Nxitoi hapin dhe u fut brenda asaj ndertese qe tani kish mbetë dhe vete jashte. Kembet e çuan atje, atje ku per 25 vjet me radhe e kish shkelur kushedi sa here. Nuk kishte dere hekuri, asgje, por ai e njihte dhe e mbante mend shume mire qeline e tij.

Oh, Zot, nese ka Zot-thashe me vete. Lotet e zaptuan, buza i dridhej, trupi i tij mori tjeter forme. Zgjati duart e tij si shkopinj te thate duke prekur me molleza çdo pjese muri te mbetur, cdo cope toke te piset.

-Ja ketu, tek kjo dritare…kaq pak diell shikonim. Nuk po e gjej ate qe kam shkruar per vellain tim. E kisha shkruar ketu, ja ketu tek cepi murit. Po muri qenka prishur. Si ka mundesi qe wc-ne nuk e paskan prishur?-Çfare them dhe une? Ku kishim wc, ne? Ketu ishte nje krevat…jo jo ishin dy njeri mbi tjetrin dhe…flinim nga 8 vete. Ketu benim nevojat tona, pasi legeni qe na ofronin ishte i vogel per 8 persona. Zagaret, kastile na e jepnin te vogel qe te mbyteshim ne mutin tone. Ka qene dhe nje mur ndares. Ku eshte muri? Aty na fusnin kur na denonin dhe e linin deren hapur qe te degjonin te tjeret ulerimat tona nga rrahjet. Po muri, ku eshte?-Ai vazhdonte fliste me vete dhe tashme isha une ai qe kisha ngrire i teri.

-O zot, degjova te belbezonte dhe ai bashke me muret.

-O zot! Klithma kesaj here ishte me e forte. Muret ulen koken para tij, para thirrjes se tij si te zena ne faj. Nuk e shikoja dot ashtu. E kapa per krahu dhe i thashe se duhej te iknim. Ai nuk kundershtoi, por ne ikje e siper perseriti disa here me vete emrim e nje shoku te qelise, vellait te tij qe kockat i mbeten diku neper galerite e minieres dhe qe kurre si pa syte e nenes, babait, vellait, motres dhe qe kurre eshtrat e tij su gjeten per ti vene nje tufe me lule. Ikem. E mora me vehte ne makine ate njeri te ngrire. Nuk folem gjate gjithe rruges,as ai, as une.

Kur zbritem i thashe se nese deshironte te shkonim serish. Mi rrethoi duart rreth qafes dhe kete radhe me ze me te forte, me tha: KURRE! Ti shko, çoji dhe femijet. Folju per ne, per te gjithe ata qe vdiqen dhe mbijetuan tek ajo menxyre. Une do ta marr me vete tashme Spaçin. Do jetoj me te ne boten tjeter. Ai me mori rinine, por une do ta mar te gjithin ta fut nen toke qe kurre me brezat mos e paçin fat…

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?