Karnavalo parlament/ Murrizi drejton seancën

Aktualitet

Myslim Murrizi po drejton sot për herë të parë seancën plenare në mungesë të kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, në cilësinë e nënkryetarit. 

Murrizi zëvendësoi me këtë post, Edi Palokën, pas daljes së opozitës nga Parlamenti.

Momentin e tij të parë në këtë pozitë, Murrizi e shoqëroi me një batutë me deputetin Ralf Gjoni, teksa ky i fundit kërkoi fjalën për të replikuar me Taulant Ballën.

“Sipas regullores së Kuvendit nuk lejohet replikë për replikë, megjithatë ke fatin që është seanca e parë që drejtoj unë”, tha Murrizi.

“Ju falenderoj zoti Murrizi dhe ju uroj suksese në punën tuaj të re që përfaqësoni opozitën në këtë Parlament’, ia ktheu Gjoni.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments