Tensione dhe përplasje në seancën plenare në parlamentin e Hong Kong-ut.
süperbetinSherri filloi lidhur me ndryshimet e planifikuara në ligj ku të dyshuarit lejohet të dërgohen në Kinë për gjykim.
Politikanët hipën mbi tavolina, mes një numri të madh gazetarësh, në përpjekje për të marrë kontrollin e mikrofonit në foltore.
Disa ligjvënës u plagosën dhe njëri prej tyre u dërgua në spital me ambulancë.
Ligjvënësi demokrat Gary Fan u rrëzua dhe u largua nga Parlamenti me një barelë.
Kritikët besojnë se ndryshimet e propozuara në ligj për ekstradim dëmtojnë liritë e Hong Kong.
Por autoritetet thonë se duhet të bëjnë ndryshimin në mënyrë që të mund të ekstradojnë një të dyshuar për vrasje në Tajvan.
