VIDEO/ 300 studentë europianë takohen me Bashën: Më 11 maj, me ju në protestë!
Rinia europiane ka dalë në mbështetje të betejës së rinisë dhe qytetarëve shqiptarë për ta bërë Shqipërinë si Europa! Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka nisur takimin me 300 studentë europianë të EDS, organizatës studentore të Partisë Popullore Europiane. Basha do të flasë për sfidat e studentëve në rrugën europiane të Shqipërisë.

300 studentët europianë kanë ardhur në Tiranë për të mbështetur kauzën e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme. Ata do të marrin pjesë të shtunën në protestën kombëtare përpara kryeministrisë në orën 18.30.
Total 0 Votes
0
0
