Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi ka qenë në fshatin Bishan të Vlorës dhe ka vizituar një serë ku kultivohen domate për tregun vendas dhe të huaj.
Çuçi ka publikuar një foto ku shfaqet duke ngrënë domate nga kjo serë dhe shkruan se nuk ka asnjë histori gjilpërash e as hormonesh.
anadolucasinoNuk ka as histori gjilpërash e as histori hormonesh. Në vend të fito-rregullatorëve po përdoren bletë të posaçme për pjalmimin e lules. Prodhime 100% të sigurta dhe të shijshme.Përmes kësaj metode rriten sot domatet në mbi 80% të serrave në çdo anë të Shqipërisë”, ka shkruar Çuçi.
Kujtojmë që kohët e fundit siguria ushqimore ka qenë fokusi diskutimeve që po bëhen në studiot televizive. Akuza të rënda janë hedhur se në Shqipëri po qarkullojnë produkte ushqimore me fito-rregullatorë dhe që autoritet nuk po bëjnë asgjë për këtë çështje.
Postimi i plotë:
Në fshatin Bishan të Vlorës ndodhet një prej shumë serrave ku kultivohen domate për tregun vendas dhe të huaj. Nuk ka as histori gjilpërash e as histori hormonesh. Në vend të fito-rregullatorëve po përdoren bletë të posaçme për pjalmimin e lules.Prodhime 100% të sigurta dhe të shijshme. Përmes kësaj metode rriten sot domatet në mbi 80% të serrave në çdo anë të Shqipërisë. Jo më kot nga rreth 300 mijë tonë eksporte gjatë vitit të kaluar në vende të BE-së nuk patëm asnjë kamion të kthyer mbrapsht. Ju ftoj të konsumoni prodhime si këto të Gjergji Hoxhës dhe të çdo fermeri tjetër në vend që punon me pasion dhe përkushtim. Ndërsa ata që abuzojnë do të përballen me ashpërsinë e ligjit. Në javët e ardhshme ndryshimet në Kodin Penal do të kalojnë në Kuvend. Kushdo që e çon nëpër mend të cënojë sigurinë ushqimore duhet të mendohet mirë.



