Plotësohet një kusht i vënë nga Europa: Martohet Gaz Paja!

Aktualitet

Bashkë me ardhjen e sezonit veror, shtohen edhe dasmat por ato që marrin posaçërisht vëmendjen tonë janë dasmat e showbizit shqiptar.

Burime për News31.al tregojnë se Gaz Paja, aktori i njohur i “Portokalli”-së do t’i japë fund beqarisë këtë verë teksa po bëhet gati për një dasmë të madhe.

Të njëjtat burime tregojnë se organizimi i festës i është besuar Alketa Vejsiut e cila prej disa kohësh po merret me të gjitha detajet e dasmës për të qenë e kuruar deri në detaje.

Ndonëse kanë disa vite bashkë, Gaz Paja dhe e dashura e tij Ira nuk kanë preferuar ta bëjnë shumë mediatike historinë e tyre megjithatë paparacët kanë mundur t’i fotografojnë në vendet që kanë frekuentuar bashkë.