NIKOLLA KUNDËR METËS: ËSHTË KTHYER NË OPOZITË TË TRETË

Aktualitet

Ish Minsitrja e Arsimit, Lindita Nikolla nuk pranoi të komentojë mosderektimin e shkarkimit të rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni nga presidenti.

“Presidenti është kthyer në një opozitë të tretë tashmë prej shumë kohësh. Nuk do të doja ta komentoja vendimin e tij, por kam rezervat e mia. Ai e ka humbur funksionin që duhet të kishte duke u kthyer në opozitën e tretë, duke kthyer shumë ligje, mes tyre edhe dekretin për të cilin po flasim”, tha ish-ministrja në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, ndërkohë që tregoi si lindi konflikti me Konin.

“Kam dijeni të plotë për konfliktin. Siç e dini ligji i Arsimit të Lartë krijon dy autoritete. UT është i vetmi me mazhorancë në bordin e administrimit. Ne kemi ushtruar kontroll në rektorat edhe me kërkesë të senatit. Pasi gjetëm shkelje, kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me institucionin, të cilit i lamë disa detyra. Situata e re, me vijimin e protestave por edhe me verifikimin e detyrave të lëna ka bërë që ministrja Shahinit t’i kërkojë Presidentit shkarkimin e tij. Në gjithë këtë komunikim, ndërveprim ajo që duhet të prevalojë është cilësia e re që duhet ofruar në programet e universitetit. Pra shkarkimi u kërkua pasi u vërtetuan raste kur kishte shkelur ligjin”, tha ajo, ndërsa e cilësoi të drejtë kërkesën e pasardhëses së saj, Besa Shahinit për shkarkimin e rektorit të UT-së.

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments