Deputeti më i ri/ Më në fund kuvendi merr formën e duhur.

Aktualitet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë më në fund mandatin e deputetit, kandidatit Kujtim Gjuzi.

Ky i fundit kishte muaj që qëndronte nëpër korridoret e KQZ-së në pritje të mandatit.

Më në fund duket se edhe KQZ-ja ka shpëtuar nga Gjuzi, ndërsa priten tani perfomancat e tij në sallën e parlamentit.

Gjuzi është bërë personazh kohët e fundit me deklaratat e tij të çuditshme, që kanë sjellë humor në rrjetet sociale.

Bashkë me Kujtim Gjuzin, KQZ-ja u ka dhënë mandatet edhe Indrit Hoxhës dhe Koçi Tahirit.

Betimi i këtyre deputetëve të emëruar do të bëhet në seancën e ardhshme në Kuvend.