Aktualitet

Ish-këshilltari i Majlinda Bregut bëhet zv.ministër. E motra gati të atashohet në ambasadën shqiptare në Spanjë.

Ornela Bregu, motra e Majlinda Bregut kërkon të atashohet në ambasadën shqiptare në Spanjë. Dosja.al siguron dokumentin ku Bregu shpreh dëshirën që të jetë në këtë ambasadë. Sokol Dedja, ish-këshilltar i Majlinda Bregut katapultohet në Ministrinë e Jashtme si zëvendës ministër. A po kthehet reforma e Gent Cakajt në një reformë nepotike?

Featured image of article: Cakaj apo Rama? Motra e Majlinda Bregut aplikon për ambasadën shqiptare në Spanjë, ish-këshilltari i bëhet zv.ministër

Ornela Bregu, Gent Cakaj dhe Majlinda Bregu29 Prill, 2019 11:02

“Reforma”, në Diplomaci duket se më shumë do të jetë një ndërrim emrash sesa reformë reale në funksion të shërbimit të jashtëm diplomatik.

Dosja.al ka mësuar se pas deklaratave të bujshme lidhur me këtë reformë, emrat që do të bëhen pjesë e shërbimit diplomatik më shumë sesa më “ekselencën” kanë lidhje me eksponentë afër pushtetit dhe më saktë kryeministrit Rama.

Bëhet fjalë për Ornela Bregun, motra e Majlinda Bregut e cila së fundmi është bërë drejtuese e RCC-së (këshilli i bashkëpunimit rajonal).

Në letrën e siguruar nga Dosja.al, Ornela shpreh dëshirën për të kontribuar pranë ambasadës shqiptare në Spanjë ku dhe jeton prej disa vitesh.

Kërkesa e Ornela Bregut për t’u atashuar pranë ambasadës shqiptare në Spanjë

Në fakt nuk është e vështirë të kuptosh që Ornela Bregu nuk do e ketë problem ta mbajë këtë pozicion, sidomos po të kesh parasysh që mediat e djathta shpesh kanë folur për një marrëdhënie të mirë mes Majlinda Bregut dhe kësaj mazhorance.

CV që Ornela Bregu ka dërguar për t’u atashuar në ambasadën shqiptare në Spanjë

Ndërkohë, një tjetër ish-bashkëpunëtor i Majlinda Bregut është ngritur jo pak në detyrë në Ministrinë e Jashtme me ndryshimet e fundit.

Bëhet fjalë për zëvëndësministrin Sokol Dedja ish-këshilltar i Majlinda Bregut gjatë kohës kur ka shërbyer si Ministre Integrimi.

Por, ligji për shërbimin e jashtëm i miratuar nga vetë kjo mazhorancë e parashikon qartë se cilat janë praktikat e rekrurimit në shërbimin e jashtëm shqiptar.

Sipas ligjit, Pranimi në Shërbimin e Jashtëm thotë qartë se” Pranimi në Shërbimin e Jashtëm bëhet nëpërmjet konkurrimit të hapur, në përputhje me procedurat e përcaktuara në legjislacionin e shërbimit civil dhe këtë ligj.

Vetëm pasi kandidati fiton statusin e nënpunësit cicil, kryen shërbimin e provës në MEPJ, trajnohet nga të gjithë drejtoritë në lidhje me fushat e caktuara të diplomacisë, në përfundim të periudhës së provës, kandidati i nënshtrohet testimit dhe në bazë të vlerësimit bëhet ose jo pjesë e shërbimit diplomatik.

Reforma në shërbimin diplomatik shqiptar duket se po “pret” koka socialistësh dhe njerëzish pa mbështetje më shumë sesa njerëz të cilët realisht duhen lëvizur për shkak të lidhjeve nepotike, po të kemi parasysh se pak javë më parë u shkarkua nga detyra, Konsulli shqiptar në Romë, Edmond Kumaraku.

Ky i fundit është një emër i njohur në radhët e socialistëve, pasi prej vitesh mban postin e kryetari të Partisë Socialiste të Degës së Italisë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?