RAMA NGA ELBASANI, KONFIRMON GLEDIAN LLATJAN KANDIDAT PËR KRYEBASHKIAK

Aktualitet Politike

Rama u shpreh edhe njëherë i bindur se zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen. Gjatë fjalës së tij përpara qytetarëve të Elbasanit, Rama falenderoi Qazim Sejdinin për punën e bërë në këto 10 vite si dhe u shpreh se tashmë puna do të përçohet nga Llatja.

“Ti themi prap hajdeni merrni ça të doni. Pse këtë muhabet do bëjmë ne sa herë ka zgjedhje. Kam dëgjuar edhe nga njerëzit tanë se do shtyhen zgjedhjet. Në 30 qershor në këtë shesh do bëhet një festë e madhe, gjithë Elbasani do falenderojë Qazimin dhe pasardhësin e tij Gledin”, tha Rama mes të tjerash.

Kryeministri nuk la pa thumbuar edhe opozitën, teksa përmendi edhe bllokimin e rrugës në hyrje të Elbasanit nga këta të fundit mëngjesin e sotëm.

Pjese nga fjala e Ramës:

Profesori (Edmon Spaho) shkruan sic ia bëni Holanda dhe Ajaksit do të bëjë edhe Luli. Ky është profesr a e kuptoni. Po Ajaksi fitoi me lojë të bukur jo duke djegur goma te stadiumi. Profesori nga ana tjetër, se këtu në Elbasan ju keni fallxhoren deputete. Dhe kështu është vendi me i thënë të gjitha. E kishit nuk e keni më. Po prap do t’ju vijë do ju hapë filxhanin nëpër shpia. Do ju thotë e keni një rrugë për jashtë shtetit po nuk më votuat mu.

Le të lëshojë njëri dorën që nuk ka pas frikë se po i vjen fallxhorja për ti blerë votën. Këtu ka ardh profesori me Lulin dhe thoshte mos ia shisni votën SHPK. Tani u bënë me fallxhoren. E ka parë fallxhorja në filxhan, Edi Ramës, do i ndodhën një gjë e keqe, në spital në Gjermani, dhe unë i dal prap përpara. E kuptoni ku ka shkuar muhabeti. Ti themi prap hajdeni merrni ca të doni. Pse këtë muhabet do bëjmë ne sa herë ka zgjedhje. Kam dëgjuar edhe nga njerëzit tanë se do shtyhen zgjedhjet. Në 30 qershor në këtë shesh do bëhet një festë e madhe, gjithë Elbasani do falenderojë Qazimin dhe pasardhësin të tij Gledin.

Ju të jeni të bindur se edhe ne në Tiranë do bëjmë për Elbasanin më shumë. Ajaksi mund të dalë kampion Europe por kampion këtu ka qenë dhe do të jetë PS. Ajaksi mund ta marrë kupën, ndërsa bashkitë e Shqipërisë do i marrë PS, kam dëgjuar po mirë se të gjitha do i merrni ju, po të gjitha do i marrim sepse kudo ne mund të bëjmë dhe do bëjmë më shumë për njerëzit.

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments