Barcelona sot festë për titullin kampion
Në orën 20:45 katalanasit do të presin Levanten në “Camp Nou” dhe janë vetëm 3 pikë larg titullit të dytë radhazi në La Liga.
Megjithatë festa për katalanët mund të nisë edhe më herët, nëse Atletico Madrid nuk bën detyrën përballë Valladolidit, në sfidën që do të luajnë në “Ëanda metropolitana”, në orën 16:15.
Një humbje e mundshme e “Los Colchoneros”, do të shpallte matematikisht kampione Barcelonën, pa nisur ende sfida e mbrëmjes ndaj Levantes, ndonëse ky opsion duket pak i mundshëm.
Trajneri katalan, Valverde ka në dispozicion thuajse të gjithë futbollistët, por pritet që të lërë në stol një pjesë të mirë të tyre, për t’i pasur në formë sa më të mirë për sfidën e mesjavës së ardhshme në Champions, ku do të përballen me Liverpoolin.