SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Kërkohet shkarkimi i Donika Prelës/ Nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë”.

Komisioneri Publik ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Sipas Komisionerit Publik, pas shqyrtimit të provave dhe fakteve, Prela nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë.

“Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, vlerëson se, bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, znj. Donika Prela, nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë”.

Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë publike dhe në përfundim të gjykimit, të ndryshojë vendimin të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të Donika Prela.

Me 5 shkurt të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  vendosi ta rikonfirmojë në detyrë Prela, duke i cilësuar të pabaza akuzat e bëra në adresë të saj.

Drejtuesja e komanduar e Prokurorisë së Krimeve të Rënda iu nënshtrua hetimit bazuar në tre kritere vlerësimi, atë të pasurisë, kontrolli i figurës dhe vlerësimi i aftësive profesionale./ Opinion. al

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?