Arrestohet “terroristja” 5-vjeçare e Bregut të Lumit.
Ish-deputetja e PD Jorida Tabaku ka publikuar sot këtë foto denoncuese, që e ka cilësuar si skandali i radhës i qeverisë. Në të nuk janë tjetër, përveçse gratë dhe fëmijët nga Bregu i Lumit, që u zgjuan nën terrorin e Policisë dy ditë më parë dhe u nxorrën me forcë nga shtëpitë, për t’ua shembur.
“Minorenet brenda komisariatit 4 dhe mbi të gjitha një vogëlushe në moshën 5 vjeçare, – shkruan Tabaku. – Përfunduan në qelitë e ftohta pasi I zgjuan me gaz lotëshellës përpara dy ditësh, I nxorrën nga shtëpia sikur të ishin terroristë dhe I futën në qelitë e ftohta. Në kundërshtim me çdo akt, këto janë kriminelët që arrestojnë minorenë dhe u ikën hajduti poshtë hundëve në mes të Aeroportit. Kjo është policia në shërbim të Ramës që I nxin faqen Shqipërisë përditë!”