Rama më tha s’futem në PS-në komuniste, s’i mund të rri unë me Ruçin?!

Kategoria

Moderatori Enkel Demi ka deklaruar së fundmi se  filozofia politike e kryeministrit Edi Rama është anarkia, dhe se ai po shkatërron strukturat bazë të PS-së.  “Për mua kur u bë kryetar partie ishte gjë e shkëlqyer, tani është e rrezikshme”, u shpreh ai. 

Duke komentuar mundësinë e ekzistencës të një rryme kundër Ramës brenda Partisë Socialiste,  gazetari i njohur mendon se kjo mund të jetë e mundshme sepse “është një çështje pushteti, ai nuk ka ndarë pushtetin”, që konfirmon faktin që sipas tij, kryeministri Rama “çdo gjë ka dashur në këtë botë përveç Partisë Socialiste”.  

Por ai ka treguar në “A2 CNN”edhe një detaj nga e kaluara në kohën kur Edi Rama ishte kryebashkiaku i Tiranës. Ai është shprehur se Rama, në një bisedë që ka pasur me të, i ka thënë se nuk do të bëhej pjesë e PS-së pasi aty kishte komunista si Gramoz Ruçi. 

Unë ka një bindje të cilën e kam që nga viit 1998 , që Edi Rama çdo gjë ka dashur në këtë botë përveç Partisë Socialiste. Njëherë një bisedë shumë formale që e ka bërë me mua dhe ishte kryetar bashkie dhe thoja pse nuk futej në PS dhe më tha: Si do futem unë te ajo partia  e komunistave, si mund  të rri unë në një vend me Gramoz Ruçin. këtë ma ka thënë Edi Rama.

Enkel Demi, moderator

J.V/Dosja.al