Erion Braçe nga Shkodra/ PËR KRYEBASHKIAKEN EDHE QENTË LEXOJNË
Gjatë një prononcimi për mediat Braçe është shprehur se i ka gjetur në punë shumicën e drejtorive.
“Jam këtu ashtu siç e kemi thënë për të inspektuar drejtoritë rajonale. Kam ardhur që në 8 të mëngjesit dhe i kam gjetur në punë në shumicën e drejtorive ku isha prezent. Ajo që më shqetëson është vendet bosh që janë ne disa institucione te ndryshme te cilat duhet te plotesohem nga te rinjte dhe per kete nuk i duhet askujt tesara e partise”, ka thënë ai.
Ndërkohë, zv.kryeministri gjatë fjalës së tij ka thumbuar edhe kryebashkiaken e djathtë Voltana Ademi.
“Këtë herë në Shkodër në oren 8 te mëngjesit kazanët e mbeturinave ishin të pastruar por afër bibliotekës gjeta qentë endacakë dhe mesa duket në Shkodër për kryebashkiaken edhe qentë lexojnë. Patjetër që kemi kandidatët për Shkodrën për zgjedhjet vendore dhe ju siguroj se partia socialiste ka nje projekt të madh për ta ndryshuar komplet imazhin e këtij qyteti. Më vjen keq për menyrën si është ndërtuar Shkodra, edhe për ndërtimet dhe jo thjeshtë për mbeturinat që nëse s’janë në kazane janë në shumë vende të tjera që nuk janë pastruar dhe për këtë bashkia Shkodër ka marre shumë gjoba nga institucionet”, tha Braçe.
Më tej ai ka folur edhe për zgjedhjet lokale, ndërsa ka theksuar se do të futen në zgjedhje edhe pa opozitën.
“Sa i përket zgjedhjeve patjetër që do të futemi në zgjedhje dhe është normale që opozita të kundërshtoje qeverinë. Kushdo që të jetë opozita ne do futemi në zgjedhje. Sinjali dhe mesazhet e ndërkombëtarëve janë të qartë duke thenë se Parlamenti ështe legjitim, zgjedhjet kanë qenë legjitime dhe do jenë legjitime. Zoti Palmer, zevendes ndihmës i sekretarit amerikan të shtetit që është në Tiranë është një nga ata që ka lobuar fuqishëm për përparimin e Shqiperisë dhe proceset në të cilat ndodhemi”, tha Braçe teksa ka shtuar se edhe në Shkodër ka blerje votash.
‘Kujtoni ju se unë nuk kam sinjale për blerje votash në Shkodër. Edhe ne Shkoder ka patur blerje pafund votash por na keni dëgjuar ndonjëherë te kontestojmë kryebashkiaken Ademi, asnjëherë përderisa zgjedhjet janë çertefikuar si legjitime. Do vazhdojmë të punojmë fort në çdo qytet për të ndryshuar imazhin, edhe në Shkodër”, është shprehur ai.